Në organizimin e Ministrisë së Kulturës në BNU “Shën Klimenti i Ohrit” sot u mbajt panel-diskutimi mbi nevojën për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme në drejtim të harmonizimit të rregullativës ligjore kombëtare me Marrëveshjen e Marrakeshit – në pjesën e lehtësimit të qasjes në veprat e botuara për personat me shikim të dëmtuar.

Në diskutim, fjalën e mori sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, i cili ndër të tjera tha: “Me themelimin e qendrës së bibliotekës në kuadër të BNU “Shën Klimenti i Ohrit”, në mënyrë eksplicite, e kemi dëshmuar se kujdesemi për personat me aftësi të kufizuara, përkatësisht për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar.

Obligimi ynë është mos t’i harrojmë dhe me këtë rast dëshiroj ta shpreh bindjen time se në të ardhmen do të vazhdojmë me mbështetjen tonë në të gjitha segmentet e nevojshme për praktikimin e tyre normal të të drejtave të tyre të garantuara”.

Në debat morën pjesë edhe Frymëzim Dauti – drejtor i BNU “Shën Klimenti i Ohrit”, Spase Dodevski – kryesues me Trupin Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afet Jashari – nëpunës kabineti për koordinimin e programit në Ministrinë e Kulturës, Sllavica Spirovska Gjorgjievska – bashkëpunëtore e lartë për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme në Ministrinë e Kulturës, Sterja Dimov – sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Kombëtare të Personave të Verbër i Maqedonisë dhe Barbara Martin Munjon – nënkryetare e dytë e Lidhjes Evropiane të Personave të Verbër.