Delegacioni i Ministrisë së Kulturës, sot në varrezat e qytetit në Butel, vendosi lule të freskëta para përmendores së viktimave të tërmetit katastrofal që para 56 vjetësh më parë e goditi Shkupin dhe në të cilin 1,070 njerëz vdiqën dhe 3,000 u lënduan.

Përveç Delegacionit të Ministrisë së Kulturës, lule të freskëta vendosën edhe: Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Delegacioni i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Delegacioni i Kuvendit të Qytetit të Shkupit, delegacionet e komunave të Qytetit të Shkupit, delegacionet e huaja, Delegacioni i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe RMV-së, Delegacioni i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacionet e ndërmarrjeve publike, delegacionet e institucioneve kulturore dhe qytetarët.