Sot, në ditën ndërkombëtare të xhazit, Shoqata e muzikantëve të xhazit të Maqedonisë (SHMXH) do të mbajë koncert i cili do të transmetohet online nëpërmjet faqes së tyre të facebookut, si dhe në profilet e Qytetit të Shkupit dhe të Qendrës Kulturore për të rinjë.

Gjatë ditës, duke filluar nga ora 14.00, do të mund të ndiqen shfaqjet e Antonie Veskovski, “Kabadajas”,”Zulu 3.4”, “Dritë”, bendi i Mihail Parushev dhe i “Zjest”.

Do të performojë dhe “Kolektiv”, ansambël i përbër nga performues të cilët janë antarë të SHMXH-së: Trajçe Velkov në bori, Kiril Kuzmanov në alt saksofon, Gordan Spasovski në piano, Goce Stevkovski në bateri dhe Darko Muçev në bas. Si të ftuar special në këtë koncert do të paraqiten Xhijan Emin në piano dhe Gjorgji Shareski në gitarë. Do të performohet muzika origjinale e antarëve të ansamblit.