Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve organizoi sot në Komunën e Çairit Konferencën e III ndërkombëtare të arkivistikës. Në këtë konferencë, pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, mes tjerash, elaboruan tema që kanë të bëjnë me arkivat dhe të drejtat e njeriut, përshkrimi elektronik i dokumenteve arkivore sipas standardeve ndërkombëtare, arkivistika dhe sfidat teknologjike.Drejtori i ITSHK-së, Skender Asani, gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, tha se kjo konferencë do të ndihmojë në begatimin e arkivit të këtij insitucioni-së për të hulumtuar historinë, duke u bazuar në dokumente.

Skender Asani, ITSHK

“Dihet shumë mirë, nëve shqiptarëve gjithnjë na është mohuar prezenca e pa ndërprerë iliro-arbërore-shqiptarë në këto treva dhe pa një argumentim serioz të kulturës dhe historisë tonë në këto treva ne nuk mund të ballafaqohemi me kritikën shkencore. Dhe pikërisht ky manfisetim, që ne si institucion jemi kyçur me dy institucionet relevante të Shqipërsië dhe Kosovës ka qenë pikërisht ky synim”.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido,arkivat për një vend janë tregues civilizimi dhe vendet që kanë arritur përparimin më të madh, fillimisht u kanë kushtuar shumë vëmendje arkivave.

Ardit Bido, Drejtor i DPA Shqipëri

 “Ne sot jemi arkivat e së nesërmes, gjyshërit tanë dje janë arkivat e të sotshmes. Nëse ne respektojmë veten tonë, duhet të respektojmë veten edhe përtej momentit që do të jemi gjallë. Sikurse paraardhësit tanë, duhet të respektojmë kujtimet e tyre, duhet të respektojmë atë se çfarë kanë bërë ata ne jetë dhe kontributin që kanë dhënë”.

Ndërkohë, drejtori i  Agjencia Shtetërore të Arkivave, Ramë Manaj, tha se arkivat kanë një misioni dhe misioni i tyre është që të mirëmbajnë dhe ruajnë lëndën arkivore dhe të japin atë në përdorim për qëllime të ligjshme studiuese.

Ramë Manaj, Drejtor i Ashak Prishtinë

“Një popull, një histori. Një histori e cila, natyrisht, në periudha të ndryshme ka pasur edhe dallimet e veta dhe veçoritë e veta dhe që natyrisht ka një shtririje në gjithë gjeografinë shqiptare. Një histori e gjatë hde e bujshme, e cila për t’u pasqyruar drejt dhe në plotni, unë jam i mendimit se do të duhet të futet në arkiva, jo për t’u mbyllur por që nga aty të eksplorohet me profesionalizëm dhe saktësi shkencore”.

Në hapjen e konferencën mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili deklaroi se, konferenca e sotme shkencore ka mision të mposht mitin e krijuar për arkivet vetëm si shpërbime teknike institucionale dhe të hedh dritë mbi peshën e punës arkivore

Visar Ganiu, Kryetar I Komunës Çairit

“Në fondin e madh të arkivore arkivore ruhet përjetësia e kujtesës sonë shoqërore dhe e njerëzimit në përgjithësi. Prandaj, kujdesi për mirëmbajtjen dhe mekanizmat për ruajtjen e tyre janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Ruajtja e memorisë së shoqërisë bëhet edhe më sfiduese, duke pasur parasysh fillimin e hovshëm të teknologjisë moderne. Puna institucionale patjetër duhet të ndjek hapat e këtij zhvillimi dinamik”.

Dy konferencat e mëhershme ndërkombëtare mbi arkivat u mbajtën në Shqipëri dhe Kosovë.

Teuta Buçi /SHENJA/