Zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Millan Jazbec. Në takim mori pjesë edhe violinisti slloven me famë botërore, Miha Pogaçnik.

Në takim u bë fjalë mbi marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet të dyja vendeve të cilat bazohen në Marrëveshjen 2019-2022, si dhe mbi marrëdhëniet personale miqësore të ambasadorit Jazbec me kulturën e Maqedonisë së Veriut si ndjekës dhe mbështetës i saj për një kohë të gjatë.

Zëvendësministri Llazovski u informua për projektin e ardhshëm për të cilin e gjithë Evropa e njeh violinistin Pogaçnik, me të cilin ai në korrik do të prezantohet në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për karvanin e tij multidisiplinar me të cilin udhëton nëpër botë. Miha debutoi në karrierë si violinist klasik pasi i mbaroi studimet në Gjermani. Zgjuarsia e tij e drejtoi atë për të ndërtuar objektivin e tij muzikor, duke krijuar një lloj të ri të festivaleve kulturore të njohura si lëvizja IDRIART. Si një vizionar i vërtetë në thelb të krijimtarisë së tij është ta zgjojë parimin artistik të çdo qenie njerëzore në zgjidhjen e problemeve strukturore dhe sistemike në shoqëri.