Violinistja e popullarizuar, Vanesa Mej, më 12 korrik në Teatrin Antik në Ohër, do ta hap Edicionin e 59-të të Festivalit „Vera e Ohrit“. Violinistja e shquar do të interpretojë me orkestrën e Filarmonisë Nacionale dhe solistët vokalë të Operës dhe Baletit Nacional nën shkopin e dirigjentit të maestro Ivan Kozhuharov.

Siç njoftoi drejtoresha e IN Vera e Ohrit, Natasha Popoviq, thuajse dy muaj para hapjes së festivalit, me punë të përkushtuar dhe profesionale kanë përfunduar përgatitjet në pjesën e programit për Edicionin e 59-të. Popoviq informoi se në 40 ditët e festivalit, dashamirët e artit do të kenë mundësinë të kënaqen në skenën e festivalit ku do të festohet arti i përsosur.

-Krahas artistëve botërorë, respekt dhe nderim do t’u bëjmë edhe artistëve maqedonas, individëve të shquar dhe krijuesve në fushën e artit. Këtu janë edhe mbrëmjet tradicionale të cilat i përgatisim në bashkëpunim me ambasadat. Në skenën e Teatrit Antik, në oborrin e kishës „Shën Sofija”, në kishën „Shën Sofija”, në Sarajin e Poshtëm dhe në Qendrën e Kulturës do të organizohen mbi 40 ngjarje kulturore, njoftoi Popoviq.

Duke i theksuar ngjarjet muzikore të edicionit të sivjetëm të festivalit, seleksionuesi i programit muzikor të Festivalit „Vera e Ohrit“ Vaso Ristov, tha se edhe sivjet parashihet program cilësor dhe atraktiv gjatë 40 ditëve të festivalit.

-Në këtë edicion të „Vera e Ohrit“ do të kemi pjesëmarrës – artistë nga Italia, Austria, Rusia, Bullgaria, Gjermania, Çekia, Sllovenia, Shqipëria, Norvegjia, Kroacia, Franca, Serbia, Kosova, Finlanda dhe vendet tjera. Do ta veçoj njërin nga violonçelistët më të njohur në skenën botërore, rusi Denis Shapovallov, sopranoja unike Inva Mula nga Shqipëria e cila do të interpretojë bashkë me tenorin maqedonas, Gjorgji Cucukovski dhe sopranoja Dëshira Kërliu, këtu është piano – duoto Gelebeshevi, violinisti i njohur serb, Stefan Milenkoviq, ansambli Dorico nga Italia, kuarteti me harqe Asaselo nga Gjermania, si dhe orkestra kamertale nga Filarmonia Shtetërore e Brijanskut, Rusi. Një përjetim të veçantë artistik për publikun do të japin artistët e shquar slloven, violonçelisti Klemen Hvala dhe klarinetisti Darko Bërlek dhe shumë të tjerë, njoftoi Ristov.

Pjesa teatrale e „Vera e Ohrit“, siç tha seleksionuesi i programit të dramës, Aleksandar Popovski, në fjalimin e tij në video, sivjet do t’i kushtohet njeriut i cili është më meritori për gjeneratat e shumta të artistëve të teatrit, shkrimtarit të dramës dhe dramaturgut, të ndjerit Goran Stefanovski.

-Për të Vera e Ohrit ishte diçka e veçantë, Ohri ishte diçka e veçantë, dhe mendoj se duhet të gjejmë mënyrë, dhe ende kërkoj mënyrë të vërtetë, si ta nderojmë dhe se si të lëmë një gjurmë më të madhe për atë që ai e bëri për të gjithë ne, tha Popovski. Ai njoftoi se sivjet programi i festivalit të „Vera e Ohrit“ do të jap shfaqje teatrale nga Sllovenia, Kroacia, Kazakistani, Turqia, Portugalia, Serbia, si dhe projekte të dramës nga produksioni vendor.

– Hapja e pjesës së dramës do të jetë me shfaqjen „Muzgu i Perëndive“ sipas atij filmi të Viskontit, të cilin të gjithë ne mirë e njohim. Vijnë SNG Drama Maribor, shfaqja e cila është mysafire disa festivale, dhe e cila në festivalin e Nishit i fitoi të gjitha çmimet. Mbyllja është me Teatrin Kombëtar të Beografit, me shfaqjen „Ivanov“ nga Anton Pavlloviq Çehov ku në rolin kryesor do të mundemi ta shohim Nikolla Ristanovski, tha seleksionuesi i dramës, Aleksandar Popovski.