ZAEV DHE CIPRAS NË SOFJE, DO TË BISEDOJNË PËR NJË MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE

Në bazë të tre draft teksteve, dy nga ministrat e punëve të jashtme, dhe një nga ndërmjetësi Nimic, Shkupi dhe Athina vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, shkruan gazeta “Katimerini”. Sipas informacioneve të gazetës asnjë nga tekstet nuk është përfundimtar dhe se po punohet që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare midis dy shteteve.

Më tej theksohet se gjatë këtyre ditëve po punohet me një ritëm të përshpejtuar, me qëllim që të arrihet përparim para takimit të dy kryeministrave që do të mbahet në Samitit e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje, ndërsa dallimi kryesor në bisedimet për emrin edhe mëtej mbetet emri “erga omnes” – shkruan Katimerini.