Zaevi pesimist përpara takimit me Ciprasin

Kryeministri Zaev ka deklaruar se takimi i ardhshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras nuk është për qëllim të një marrëveshje konkrete për zgjidhjen e çështjes së emrit. Zaev ka thënë se takimi i Sofjes që pritet të mbahet më 17 maj nuk është nga takimet e zakonshme të cilat i kanë caktuar palët paraprakisht, por ai do të jetë në korniza të Samitit që do të mbahet në Sofje. Qëllimi i takimit është që të bëhet një rekapitullim i asaj çfarë është biseduar deri më tani mes dy vendeve dhe njëkohësisht të jepen drejtime për hapat e mëtutjeshme. Qëllimi është të bëjmë një rikapitullim të asaj çfarë kemi diskutuar deri më tani, ta konfirmojmë dhe ta dimë se e kemi kryer, në të njëjtën kohë t’u japim udhëzime edhe ministrave. Unë besoj para së gjithash se duhet të jemi kreativ dhe unë do të doja diku para Samitit të Këshillit të Evropës, e më pas në Këshillin Evropian, që është të merren vendimet për marrjen e datës për bisedime apo jo. Deri atëherë të kemi një zgjidhje, madje duhet të dimë se ka përafrim të asaj çfarë ka mbetur, në Maqedoni dhe Greqi patjetër të bëjmë konsultime të brendshme, me qëllim që procesi nëse është e mundur të përkrahet nga të gjithë – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

I pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë kërkesën e djeshme të opozitës për takim liderësh me qëllim që t’i njoftojë ata mbi hapat që po bëhen rreth çështjes së emrit, kryeministri Zaev ka deklaruar se është në dispozicion për takim derisa opozita e kërkon një gjë të tillë. Sot pas kësaj ngjarjeje, jam i gatshëm ta mbështes mbledhjen e shefit të opozitës, derisa ai mendon se duhet të ketë. Ata kërkuan takim liderësh. Sido që të vendosim, unë jam në dispozicion, t’i informoj përpara se të shkojmë në takimin në Sofje, i gatshëm jam edhe pas Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje ta thërras takimin e liderëve dhe aty të ishin prezent të gjithë. Por thirrja është e shefit të opozitës ndërsa unë jam në dispozicion në koordinim me të, edhe ta organizojmë takimin – theksoi Zoran Zaev.

Nga kabineti i presidentit Ivanov kanë thënë se ai pret raport nga ministri i Jashtëm dhe kryeministri Zaev mbi bisedimet për emrin. Ivanov ka potencuar se është e patjetërsueshme të jetë e informuar edhe opinioni maqedonas për rrjedhën e bisedimeve gjatë procesit të tejkalimit të dallimeve rreth çështjes së emrit prandaj dhe duhet të ketë takim liderësh me qëllim që të shpalosen të gjitha hapat dhe bisedimet e bëra deri më tash mes palëve.

Takimi Zaev-Cipras në Sofje në kuadër të Samitit të vendeve anëtare dhe atyre kandidate për në BE do të jetë i dyti me radhë, pas atij në Davos të Zvicrës.