Zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, mbrëmë në Prilep, në praninë e një numri të madh të publikut, e hapi Edicionin e 54-t të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit „Vojdan Çernodrinski“.

Në fjalimin para të pranishmëve, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, dhe drejtoresha artistike e festivalit, Katerina Kocevska, zëvendësministri i Kulturës theksoi se Prilepi, për herën e 54-t, është arena jonë më e madhe teatrale prej ku artistët e kësaj fushe i japin porositë e tyre të cilat me mijëra vite dëshmojnë se janë njëri nga korrigjuesit më të fuqishëm të ngjarjeve shoqërore aktuale.

„Vetëm në Prilep atmosfera autentike e festivalit, produksionet profesionale i paraqesin shfaqjet e tyre më të reja, konkurrojnë para jurisë profesionale dhe kritikut, por edhe para publikut i cili me kalimin e viteve u dëshmua me shijene tantalizuar, por edhe me dashurinë e sinqertë ndaj entuziastëve të teatrit“, theksoi Llazovski. Ai i uroi laureatët e sivjetëm lidhur me çmimet,regjisorin Vlladimir Millçin dhe aktorin Bajrush Mjaku.

“Me respekt të thellë, më lejoni t’i uroj laureatët e sivjetëm lidhur me çmimet, profesorin Vlladimir Millçin, shfaqjet e të cilit janë shuplakë artistike në drejtim të maksimës së guximshme – Të ndryshohet bota me ndihmën e teatrit! dhe aktorin Bajrush Mjaku, i cili vet ua cakton famën roleve që i interpreton. Ndërsa të gjithë kolegëve pjesëmarrës u urojnjë garë kreative e cila do të sjell një triumf të ri të artit teatral në vend.Uroj që edhe ky edicion i „Çernodrinskit“ tonë të vetëm të kalojë në frymën e angazhimit dhe të formalitetit, që bashkërisht do të kontribuojë në ndërtimin e cilësisë së re të teatrit maqedonas“, theksoi zëvendësministri i Kulturës, Llazovski.

Në hapjen e Festivalit, përveç që u ndan çmimet për vepër jetësore, koncert mbajti Vllatko Stefanovski, ndërsa ishte dhënë edhe shfaqja e parë nga tetë shfaqjet në konkurrencën për çmimet, shfaqja „Makbet“, sipas Viliam Shekspir në regji të Nela Vitosheviq, nga TKM-ja.

Në konkurrencën për çmimet janë edhe shfaqjet: „Bakhi–pasqyrë e shkurtër e shpërbërjes“ në regji të Vuk Torbica nga Teatri i Manastirit, „Fizika e pikëllimit“ në regji të Millosh Andonovski nga Teatri i Kumanovës, „Ferma e kafshëve“ në regji të Lupço Gjorgjievski nga Teatri i Strumicës, „Vdekja e Dantonit“ në regji të Dino Mustafiq nga Teatri Shqiptar, shfaqja „Pirej“ në regji të Gjorgjievski nga Teatri i Prilepit, „Në vend të hapur“ në regji të Andrej Cvetanovski nga Teatri Komedia dhe shfaqja „Të huajt“ në regji të Nela Vitosheviq nga Teatri i Dramës në Shkup.

Të shtunën, më 15 qershor, do të shpallen arritjet më të mira teatrale, ndërsa në mbylljen e Festivalit, në nder të fituesve do të jepet „Siljan Shtërkot Shanca“ nga Dejan Dukovski në regji të Sërgjan Janaqijeviq në produksion të TKM-së nga Shkupi.