Zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, realizoi takim me anëtarët e Klubit të Vallëzimit „Dancers United MK“, të cilëve u uroi për të gjitha sukseset dhe mirënjohjet e deritanishme nëpërmjet të cilave në periudhën e kaluar e afirmuan vendin tonë në kornizat botërore.

Llazovski i uroi përzemërsisht me rastin e suksesit të fundit të kësaj studioje, ku fituan mirënjohjen e lartë – medaljen e artë në Kampionatin Botëror në hip-hop për valltarët me zhvillim tipik dhe valltarët me Sindormin e Daunit, në Rimini, Itali, ku interpretuan me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Anëtarët e kësaj studioje të vallëzimit, sivjet do të interpretojnë edhe në Kampionatin Evropian në vallëzimet latine në Federatën Ruse.

Klubi i Vallëzimit „Dancers United MK“ në veprimtarinë e tyre përfshin programe për fëmijë dhe të rritur, orët për vallëzimet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve, baletit klasik dhe modern, hip-hop dhe programi i dedikuar për personat me aftësi të kufizuara. Interpretimet e tyre rregullisht janë vlerësuar me mirënjohje të veçanta.

Në Kampionatin Evropian në Gjenovë vitin e kaluar, valltarët me Sindromin e Daunit të kësaj studioje e fituan titullin kampionë evropianë në kategorinë në të cilën interpretuan, ndërsa në Kampionatin Botëror në Poloni, e fituan vendin e parë dhe e morën titullin kampionë botërorë.

Udhëheqëset e kësaj studioje të vallëzimit, Sara Koçan dhe Nermin Koçan, në periudhën e kaluar organizuan punëtori inkluzive në disiplina të ndryshme të vallëzimit, si dhe shfaqje inkluzive të vallëzimit të cilën para dy vitesh e prezantuan në Teatrin Komedia me pjesëmarrjen e më tepër se 150 personave me Sindromin e Daunit dhe personave pa pengesa me rastin e Ditës së personave me aftësi të kufizuara.