Zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, realizoi vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq në Cetinje.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet tradicionalisht të mira në fushën e kulturës së të dyja vendeve, për bashkëpunimin e ngushtë që zhvillohet në nivelin institucional dhe jashtëinstitucional, të bazuar në Programin e Bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve të nënshkruar në muajin prill, i cili i referohet periudhës 2019-2022.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shënimit të ardhshëm të 40-vjetorit të përfshirjes së Ohrit, Kotorrit, Dubrovnikut dhe Mostarit në Listën e Trashëgimisë së Mbrojtur Kulturore Botërore të UNESKO-s.

Zëvendësministri i Kulturës, Llazovski, me kolegët e Ministrisë së Kulturës realizoi takim me drejtorët e muzeve të Malit të Zi, me ç’rast përveç bisedimeve për bashkëpunimet e mundshme me Muzeun e Maqedonisë së Veriut, Muzeun e Luftës Maqedonase, Entin dhe Muzeun – Manastir, Entin dhe Muzeun – Shtip, Muzeun Arkeologjik, u bë fjalë edhe për mundësinë e realizimit të ekspozitës kthyese të “Moda Evropiane në Oborrin Malazez” të realizuar në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësinë – Shkup, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Republikës së Malit të Zi.

Zëvendësministri Llazovski ishte anëtar i jurisë ndërkombëtare në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Kukullave që u mbajt në Podgoricë, Mal të Zi, nga 11 deri më 15 shtator.