Zëvendësministri Vlladimir Llazovski është pjesë e delegacionit shtetëror për të shënuar manifestimin tradicional „Nderimi i Shën Cirilit në Romë“.

Delegacioni udhëhiqet nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në mesin e anëtarëve të delegacionit janë edhe Koço Angjushev, zëvendëskryetar i Qeverisë, Viktor Dimovski,sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare, si dhe deputetët e Kuvendit.

Delegacioni shtetëror do të marrë pjesë në audiencën e Atit të Shenjtë të Kishës Katolike Romake në Vatikan, me ç’rast Kryetari Xhaferi do të realizojë takim me Papën Francisk dhe me sekretarin shtetëror të Fronit të Shenjtë, kardinali Pjetro Parolin.

Paraprakisht, do të mbahet lutja në Bazilikën San Klemente në Romë, ku delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendos kurorë në varrin e Shën Cirilit. Do të vendoset lule edhe para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të Shën Cirilit në Bazilikën Santa Marija Maxhore.

Në orët e mbrëmjes, delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Bullgarisë do të organizojnë program të përbashkët kulturor, në të cilin do të interpretojnë artistët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Ginovska Ilkova dhe Dino Imeri.