Zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, sot e vizitoi Panairin e 31-të të Librit që po mbahet në VIP arenën „Boris Trajkovski“, ky manifestim organizohet nga Ministria e Kulturës e cila tradicionalisht i mbështet shtëpitë botuese duke u siguruar kushte për t’u afirmuar dhe për t’u promovuar.

Edicioni i sivjetmë i Panairit të Librit, i cili është vizituar nga një numër i madh i shtëpive botuese në vend dhe të huaja, dashamirëve të librit, autorëve, dhe ku çdo ditë mbahen promovime dhe takime të shumta me autorët vendorë dhe të huaj, u hap më 8 maj dhe do të zgjasë deri më 14 maj.

Fokusi në këtë edicion i është vënë Hungarisë, ndërsa marrin pjesë 60 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë.