Zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, sot u takua me ambasadoren e Kanadasë, e akredituar për Maqedoninë, nga Ambasada me seli në Beograd, Kati Çaba.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale në kulturën dhe artin ndërmjet të dyja vendeve, si dhe për faktin që Maqedonia e Veriut ka komunitet maqedonas në numër të madh në Kanada dhe për nevojën nga avancimi dhe përsosja e marrëdhënieve në fushën e kulturës.

Zëvendësministri Llazovski dhe SH.S. Çaba biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm që rregullisht realizohet në fushën e filmit, letërsisë, në veprimtarinë skenike muzikore. Një theks i veçantë në takim ishte vënë në shënimin e Ditës së Kanadasë, që planifikohet në vjeshtë në vendin tonë.